Habisin autoritetet në Rusi! “Blejnë dimrin” në Moskë, hedhin borë artificiale

30/12/2019 14:28

Si rrallëherë, Moska po kalon këtë vit dimrin më të ngrohtë të shekujve të fundit.

Mungesa e dëborës ka shqetësuar autoritetet këto ditë të fundit të vitit, të cilët kanë hedhur dëborë artificiale në rrugë, për të unifikuar edhe simbolin e fundvitit, dëborën.

“The Guardian”, shkruan se ky është dhjetori më i ngrohtë që prej vitit të largët 1886. Në rrjetet sociale janë shpërndarë shumë foto dhe video, ku shiHEN punonjës të veçantë të institucioneve duke hedhur dëborë në rrugë. Disa qytetarë të Moskës kanë shkruar në “Twitter”:

“Me buxhetin e Moskës mund të blihet gjithçka, edhe dimri”.

Ky dimër i ngrohtë ka shqetësuar shumë studiuesit që merren me ndryshimet klimaterike, të cilët këtë fenomen e shohin si rezultat i ngrohjes globale që përfshin shkrirjen e akullit në rajonet polare.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA