Fotot që po bëjnë xhiron e botës/ Foka “VIP” dhuron spektakël në brigjet britanike

30/12/2019 14:16

Shpesh, kafshët janë të vendosura në objektivin e fotografive, pasi ndonjëherë realizojnë gjëra që e kalojnë imagjinatën njerëzore.

Një rast të tillë na e dëshmon një fokë e vogël e bardhë. Në fotot e publikuara shihet një fokë në pozicion shtrirë duke shijuar vëmendjen e kushtuar në drejtim të saj dhe duke përshëndetur me dorë “paparacët”.

Foka shihet shtirë në breg të detit e duket se po shijon rrezet e dendura të diellit. Fotografitë që po bëjnë xhiron e botës janë shkrepur nga fotografi maltez Johan Siggeson në fshatin Horsey në Norfolk (plazh në brigjet britanike). Në llogarinë e tij në “Facebook” fotografi u shpreh:

“Ishte një eksperiencë fantastike. U kënaqa duke kaluar kohën me këtë fokë. Sapo kaluam një mot të tmerrshëm disa ditë më parë, me stuhi dhe shumë erë. Ndërsa gjithashtu në “Facebook” ka shkruar edhe faqja zyrtare e personave që merren me mirëmbajtjen e plazhit “Friends of Horsey Seals”.

Ata shkruajnë se fokat këto brigje i vizitojnë shumë shpesh, por nuk duan bashkëveprim me njerëzit. Njerëzit kanë mundësinë që ti admirojnë këto krijesa nga largësia.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA