Ndonëse është vetëm 17 vjeç, i diagnostikuar me kancer dhe i detyruar t’i kalojë festat e fundvitit në spital, adoleshenti nga Mitcham-i, jugu i Londrës, nuk ndalon së buzëqeshuri.

I riu është diagnostikuar me kancer dhe  sipas mjekëve ka vetëm një muaj jetë. Joseph Lunn vuan nga një lloj i pashërueshëm i kancerit që prek një në një milion njerëz. Mbi Joseph-in janë kryer shtatë raunde rraskapitëse të kimioterapisë, por duket se tumori në barkun e tij po e shpien në një rrugë pa kthim; atë drejt vdekjes.

Pavarësisht kësaj, babai i tij, Dave tregon se të birit nuk i është larguar kurrë buzëqeshja nga fytyra.

“Ne nuk besojmë se përfundimi do jetë pozitiv, por buzëqeshja e tij është gjëja që po na bën të gjithëve të fortë. Ai duke qenë kaq pozitiv na ndihmon edhe ne si prindër.”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel