Shpërthen makina bombë në kryeqytetin e Somalisë! 70 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (FOTO)

28/12/2019 10:49

Një makinë bombë shpërtheu mëngjesin e së shtunës në një pikë kontrolli në kryeqytetin somalez të Mogadishu duke u marrë jetën të paktën 70 personave dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në një orë kur fluksi i njerëzve në këtë zonë të qytetit ishte shumë i madh. Burime nga shërbimet e urgjencës bëjnë më dije se bilanci i viktimave mund të rritet për shkak të numrit të lartë të të plagosurve rëndë.

Kreu i bashkisë së Mogadishut, i pranishëm në vendgjarje njoftoi se mes viktimave ka disa shtetas turq dhe një numër të madh studentësh.

Ende asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi, megjithatë dyshohet që ai të jetë organizuar nga Al Shabab, fraksion i Al Kaedës i cili dhe në të shkuarën ka ndërmarrë atentate të ngjashme.

FOTO GALERI
1/22

Top Channel