E djegur dhe e zhveshur, prostituta e vrarë mbante në krahun e saj emrin e një shqiptari

28/12/2019 13:25

Një prostitutë 37-vjeçare është gjendur e vdekur në parkun Mougins (Alpes-Maritimes), në Francë.

Trupi i të resë është parë nga një zotëri që kishte dalë për shëtitje në park, dhe menjëherë pasi pa trupin e pajetë ai lajmëroi policinë. Në momentin e mbërritjes në vendngjarje, policia ka parë trupin e 37-vjeçares, që ishte pothuajse plotësisht i djegur dhe i zhveshur.

Për mediat franceze, prokurorja e çështjes Fabienne Atzori u shpreh se kishin zbuluar identitetin e 37-vjeçares, por pa e bërë publike emrin e saj. Ajo zbuloi më tej se gruaja vinte nga Evropa Lindore, kishte lindur në vitin 1982 dhe jetonte në rajonin e Grassës. Pas ekspertizës mjeko-ligjore viktimës i ishte zbuluar dhe një detaj, në krahun e saj e reja kishte tatuazh emrin e një mashkulli shqiptar.

Nuk bëhet e ditur se çfarë lidhje ka shqiptari me viktimën, por policia po heton për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel