Një zbulim shumë i rëndësishëm është mundësuar së fundmi nga arkeologët meksikanë, zbulim ky që i përket periudhës së fiseve Maja.

Një pallat i humbur i këtyre fiseve antike, që mendohet se është ndërtuar 1000 vjet më parë, u gjet shumë pranë qytetit turistik të Kankunit. Godina në fjalë ka një sipërfaqe mbi 600 m2 dhe lartësi 6 metra, për të cilën mendohet se është përdorur nga “elitat” e fiseve Maja.

Shtrirja gjeografike e qytetërimit Maya shtrihet në të gjitha shtetet jugore meksikane të Chiapas, Tabasko, dhe gadishullit Yucatan shteteve Quintana Roo e, Campeche dhe Yucatan.

Një nga kulturat më tërheqëse dhe më pak të kuptuara është ajo e Majave, e cila u shfaq në mes të mjegullimeve në vitin 2000 para epokës sonë dhe u tret përsëri ne mënyrë misterioze rreth vitit 800 të erës tone, duke lenë vetëm gjurmët postklasike.

 

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA