Mes telefonëve të rinj të fuqishëm që priten në vitin 2020, ai i Samsung nuk do të vijë me emrin S11, meqë logjikisht vjen pas S10.

Kompani ka vendosur që me ndërrimin e dhjetëvjeçarit të ndërrojë edhe emrin e modelit të tyre kryesor, duke e quajtur Samsung S20, sipas Insider Ice Universe.

Insider Ice Universe është nga emrat që ka nxjerrë “thashethemet” më të besueshme, pasi u ka dalë gjithnjë fjala për informacionet që nxjerrin para se kompanitë t’i bëjnë njoftimet zyrtare.

Prezantimi i këtij telefoni mund të bëhet në Barcelonë, për panairin që mbahet nga data 24 deri në 27 shkurt, me emrin MWC 2020.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA