Në pritje të nënshkrimit me Zlatan Ibrahimovicin, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, po studion disa skema taktike me gjigantin suedez në formacion.

Mundësia më e madhe është të vazhdohet me rreshtimin 4-3-3, me gjigantin suedez gati të alternohet në majë të sulmit me polakun Piatek, i mbështetur nga krahët nga Susuo dhe Calhanoglu.

E paqartë, deri diku, e ardhmja e polakut, që duhet të luftojë fort për vendin e titullarit me 38-vjeçarin me origjinë boshnjake. Në kokën e Piolit është edhe ideja për të ndryshuar modulin në 4-3-1-2 ose 3-5-2.

Sigurisht që Ibras do t’i duhet pak kohë për të kapur formën optimale, pasi nuk luan që nga mesi i nëntorit, kur skuadra Los Angeles Galaxy u eliminua në play off-in e MLS. Pioli e pret krahëhapur dhe këtë e ka thënë edhe pas humbjes së turpshme në Bergamo. Trajnerit të “Djallit” do t’i duhet ta sjellë në formë, që t’i marrë më të mirën. Ekziston hipoteza që të luajë njëkohësisht me Piatek ose Leao në majë të sulmit, ndërsa në rolin e trekuqartistit Suso ose Calhanoglu.

Edhe mbrojtja mund të pësojë ndryshime (me tre), por shumëçka do të varet edhe nga ndërhyrjet në merkato. Nëse do të afrohet një mbrojtës që ofron garanci (në “pole” është Todibo), atëherë do të jetë më se e mundshme të ndryshohet moduli. Më 30 dhjetor Ibra pritet të zbresë në fushë, nën drejtimin e Piolit. Një lider që duhet të kthejë entuziazmin dhe dëshirën te “Djalli”, shokët e skuadrës tashmë janë paralajmëruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA