Një avion me pothuajse 100 persona në bord është rrëzuar në Kazakistan, duke i marrë jetën të paktën 15 prej tyre, por bilanci i jetëve të humbura është ende provizor. Zyrtarët flasin për 66 vetë të dërguar në spital, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

Ata bënë gjithashtu publike edhe listën e pasagjerëve që ndodheshin në avionin e kompanisë Bek Air, të nisur nga qyteti më i madh i vendit, Almaty drejt kryeqendrës, Nur-Sultan, që dikur njihej si Astana.

Avioni ka humbur lartësi pak pas ngritjes në ajër dhe është përplasur me një strukturë betoni përpara se të godiste edhe një ndërtesë dykatëshe. Nuk është ende e qartë nëse ka pasur viktima edhe në tokë. Ministria e Brendshme në Kazakistan pohoi vetëm se mes viktimave janë edhe 6 fëmije.

Zona, sipas një gazetari të Reutersit, në ato momente ka qene e mbuluar nga një mjegull e dendur. Një prej të mbijetuarve të fatkeqësisë ajrore, Maral Erman, tha se avioni që kur u ngrit nga pista po dridhej fort.

Në fillim na u duk sikur ishim ulur, kjo ishte ndjesia e përgjithshme, por në fakt, ne kishim goditur diçka, në bord nuk kishte shumë kaos, njerëzit nuk pop bërtisnin, ka rrëfyer ajo, ndërsa shtoi se vetëm më vonë e pa se avioni ishte ndarë në dysh.

Komiteti shtetëror i aviacionit ne Kazakistan njoftoi do të pezullojë të gjitha fluturimet me këtë lloj aeroplani pas rrëzimit dhe derisa të kryhen hetimet. Të dhënat tregojnë se mjeti i përfshirë në incident, Fokker-100, kishte gati 24 vjet ne përdorim. Kompania që ka prodhuar këtë lloj avioni falimentoi në 1996 dhe prodhimi i aeroplanëve të tillë u ndalua një vit më vonë.

FOTO GALERI
5/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA