Një burrë, dy gra dhe gjashtë fëmijë. Kjo është familja që në internet është quajtur shpeshherë si “lidhje e neveritshme” nga komentuesit.
Kameron MekGi dhe gruaja e tij prej 10 vitesh, Mekenzi, u njohën me të dashurën e tyre, Naomi Snell, pasi djemtë e tyre ishin në të njëjtën skuadër futbolli, në Uashington të SHBA-ve.
Çifti në atë kohë kishte tre fëmijë, dhe kishin pasur përvoja me marrëdhënie treshe që para se të njihnin Naomin, një nënë britanike me tre fëmijë, e cila ishte shpërngulur në SHBA.
Të tre të rriturit ranë në dashuri brenda pak muajsh, në vitin 2019, megjtihatë e bënë lidhjen zyrtare vetëm në Maj të vitit 2019, për të mbrojtur fëmijët nga kritikat.
Ata shpjegojnë që lidhja e tyre nuk është e hapur ndaj të tjerëve, por të tre janë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe kanë pjesë të barabarta në lidhje. Ata e pranojnë që gjykohen nga shumica e njerëzve, por përgjigjen se ata të tre i bashkon vetëm dashuria, dhe kjo dashuri i bën të kapërcejnë çdo vështirësi në jetë.
Top Channel