LIVE/ SHBA-Iran nisin negociatat në Pakistan. Pakt për asetet e ngrira të Teheranit? Uashingtoni e mohon. Europa ka edhe 3 javë karburant për avionët 11/04 13:27
Misse Beqiri është njohur në Britani për pjesëmarrjen në emisionet “reality”.
Por sot ajo është në zi, pasi Flamur Beqiri, vëllai i saj, është ekzekutuar me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Londër.
Misse Beqiri ka luajtur te “Real Housewives of Cheshire”, dhe vëllai i saj 36-vjeçar, Flamur Beqiri, kishte nënshtetësi suedeze dhe njihej me emrin “Aleks”.
Flamur Beqiri ishte bashkëthemeluesi i një kompanie regjistrimesh muzikore me zyra në Londër dhe Stokolm.
Ai është ekzekutuar sot para gruas dhe djalit të vogël, të cilët ndodheshin në shtëpi.
Top Channel