Negociatat intensive SHBA-Iran vijojnë deri në orët e para të mëngjesit, ngërç Ngushtica e Hormuzit, çfarë dihet deri më tani 12/04 00:04
Misse Beqiri është njohur në Britani për pjesëmarrjen në emisionet “reality”.
Por sot ajo është në zi, pasi Flamur Beqiri, vëllai i saj, është ekzekutuar me armë zjarri teksa po kthehej në shtëpinë e tij në Londër.
Misse Beqiri ka luajtur te “Real Housewives of Cheshire”, dhe vëllai i saj 36-vjeçar, Flamur Beqiri, kishte nënshtetësi suedeze dhe njihej me emrin “Aleks”.
Flamur Beqiri ishte bashkëthemeluesi i një kompanie regjistrimesh muzikore me zyra në Londër dhe Stokolm.
Ai është ekzekutuar sot para gruas dhe djalit të vogël, të cilët ndodheshin në shtëpi.
Top Channel