Atmosfera melankolike dhe peizazhet e pafundme i kanë sjellë Rijekës në Kroaci dhe Galway në Irlandë titullin e “kryeqytetit europian të kulturës” për vitin 2020.
Rijeka nuk ka qenë deri më sot një qytet ku turistët ia vlente të ndalonin – shumica e tyre vetëm kalonin rrëmbimthi rrugës për në Opati dhe qytete të tjera tipike piktoreske të Adriatikut. Sepse Rijeka nuk ka plazh tërheqës me shezlongje dhe çadra shumëngjyrëshe. Por qyteti nuk ka nevojë për to pasi sharmi i tij qëndron diku tjetër.
Rijeka është një pikëtakimi mes Europës Qendrore dhe Juglindore. Qyteti port me fortesat mesjetare, pallatet madhështore nga koha e Habsburgëve, tregjet në stilin Art Nouveau, picat italiane, ndërtesat e parafabrikuara socialiste dhe fabrikat e braktisura, që duan të ringjallen përsëri – e kujt i duhet këtu plazhi, thotë DW.
Rijeka ka marrë gjithsej 40 milion euro nga fondet e BE për vitin e ardhshëm. Por ndryshe nga kryeqytetet e tjera kulturore qyteti në gjirin e Kvarnerit nuk do të ndërtojë godina të reja. Ajo e ka ruajtur të vjetrën dhe e po kthen atë në të re. “Ndërtesat industriale të braktisura janë pjesë e identitetit të qytetit, ato kanë vlerë narrative, për këtë arsye kemi vendosur të mos i rrëzojmë ato, por t’i ridizajnojmë”, shprehen zyrtarë vendas. Galway nga ana tjetër përshkruhet si Barcelona, vetëm se në shi, një vend me muzikë, valle, letërsi, poezi, ku ka praktikisht diçka për secilin.
Top Channel