Gjëja që i tremb më shumë zhytësit e thellësive të mëdha, nuk janë krijesat misterioze nënujore, por dekompresimi.

Një peshkatar në Peru ishte zhytur në 35 metra thellësi për të mbledhur gjah, kur një varkë që kaloi shumë pranë i preu tubin me të cilin merrte frymë. Për këtë arsye, ai u detyrua të ngjitet në sipërfaqe për 1 minutë, ndërkohë që atë rrugë duhej ta bënte për më shumë se një orë, në mënyrë që të mos i dëmtohej trupi nga dekompresimi.

Sapo doli në sipërfaqe, ai nisi të ketë marrje mendsh dhe një varkë tjetër u përpoq ta ndihmonte. Ata e futën sërish në të njëjtën thellësi, që këtë herë të dilte më ngadalë, por ai nisi të ndihej më keq.

Nitrogjeni në trupin e tij krijoi fluska të mëdha me ajër, të cilat bënë që t’i fryhet trupi dhe t’i shkaktojë dhimbje të tmerrshme. Mjekët thonë që ka qenë me fat që ka mbijetuar, pasi sëmundja e dekompresimit është më e frikshmja për zhytësit e shpesh ka pasoja fatale.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA