Po i afrohemi 1 janarit, që korrespondon me hapjen e merkatos dimërore. Si çdo vit, rreth kësaj kohe, klubet në të gjithë Europën janë vënë në punë për të mbuluar “vrimat e vogla” të zbuluara gjatë pjesës së parë të sezonit.

Disa marrëveshje tashmë janë mbyllur e shumë të tjera janë në proces.

Ka shumë emra futbollistësh që duken më shumë jashtë sesa brenda klubeve të tyre dhe gjithçka tregon se ata do të jenë në qendër të vëmendjes.

Mariano Díaz, Raúl de Tomás, Lemar, Cavani, Haaland, Aleñá, Brahim Díaz, Vidal, Eriksen, Ibrahimoviç, Todibo… do të jenë emrat më të spikatur të periudhës së ardhshme të transferimit.

FOTO GALERI
5/11
Mariano Díaz - Sulmuesi i Real Madridit vendosi të qëndronte me shpresën se do të fitonte një vend në skuadër, por realiteti është se ai është lojtari i vetëm pa probleme fizike i skuadrës që Zidane nuk i ka dhënë asnjë minutë të vetme në katër muaj konkurrim. Pretendentët nuk mungojnë, por Roma duket se është klubi më i interesuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA