Po i afrohemi 1 janarit, që korrespondon me hapjen e merkatos dimërore. Si çdo vit, rreth kësaj kohe, klubet në të gjithë Europën janë vënë në punë për të mbuluar “vrimat e vogla” të zbuluara gjatë pjesës së parë të sezonit.

Disa marrëveshje tashmë janë mbyllur e shumë të tjera janë në proces.

Ka shumë emra futbollistësh që duken më shumë jashtë sesa brenda klubeve të tyre dhe gjithçka tregon se ata do të jenë në qendër të vëmendjes.

Mariano Díaz, Raúl de Tomás, Lemar, Cavani, Haaland, Aleñá, Brahim Díaz, Vidal, Eriksen, Ibrahimoviç, Todibo… do të jenë emrat më të spikatur të periudhës së ardhshme të transferimit.

FOTO GALERI
10/11
Thomas Lemar - Nënshkrimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Atlético Madridit i ka sosur durimin Simeones. Ekipi “rojiblanco” duhet të forcojë sulmin, por në të njëjtën kohë duhet të shesin për të siguruar të ardhura. I sakrifikuari do të jetë ndërkombëtari francez, ndonëse investimi që është bërë për të nuk mund të rikuperohet i plotë. Ekipe të tilla si Lyoni, duket se janë të interesuar të marrin lojtarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA