Forcat amerikane sekuestrojnë anijen cisternë me flamur panamez në detin Indian, dyshohet se kishte lidhje me iranin dhe Rusinë 15/02 16:24
Djali i El Çapos ka organizuar festa për banorët në Sinaloa, duke u ofruar darkë falas dhe plot 36 makina.
Rrjetet shoqërore meksikane u mbushën me video ku makinat dukeshin të vendosura rresht në një qytezë të Sinaloas.
Veprimet e Ivan Archivaldo Guzmanit ngjajnë me ato të ish-bashkëpunëtorit të El Çapos, Pablo Eskobar, i cili shquhej për dhurata bujare, herë pas here.
Guzman është pothuajse i paprekshëm tashmë në Meksikë. Pak muaj më parë, ai u arrestua nga policia por u lirua sërish, pasi njerëzit e kartelit iu vërsulën ndërtesave të policisë me armë të rënda, duke i detyruar të tërhiqen.
Top Channel