Djali i El Çapos ka organizuar festa për banorët në Sinaloa, duke u ofruar darkë falas dhe plot 36 makina.

Rrjetet shoqërore meksikane u mbushën me video ku makinat dukeshin të vendosura rresht në një qytezë të Sinaloas.

Veprimet e Ivan Archivaldo Guzmanit ngjajnë me ato të ish-bashkëpunëtorit të El Çapos, Pablo Eskobar, i cili shquhej për dhurata bujare, herë pas here.

Guzman është pothuajse i paprekshëm tashmë në Meksikë. Pak muaj më parë, ai u arrestua nga policia por u lirua sërish, pasi njerëzit e kartelit iu vërsulën ndërtesave të policisë me armë të rënda, duke i detyruar të tërhiqen.

FOTO GALERI
16/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA