SHBA-Kinë/ Mesazhe pozitive pas “armëpushimit” të liderëve Trump dhe Xi, Pekini vendos pezullimin e tarifës 24% 05/11 09:05
Djali i El Çapos ka organizuar festa për banorët në Sinaloa, duke u ofruar darkë falas dhe plot 36 makina.
Rrjetet shoqërore meksikane u mbushën me video ku makinat dukeshin të vendosura rresht në një qytezë të Sinaloas.
Veprimet e Ivan Archivaldo Guzmanit ngjajnë me ato të ish-bashkëpunëtorit të El Çapos, Pablo Eskobar, i cili shquhej për dhurata bujare, herë pas here.
Guzman është pothuajse i paprekshëm tashmë në Meksikë. Pak muaj më parë, ai u arrestua nga policia por u lirua sërish, pasi njerëzit e kartelit iu vërsulën ndërtesave të policisë me armë të rënda, duke i detyruar të tërhiqen.
Top Channel