Lëvizja Vetëvendosje sot ka mbledhur në një takim grupin parlamentar.

Pas takimit që ka zgjatur rreth një orë  askush nuk ka dhënë sqarime se për çka është biseduar. Por deputetja e kësaj partie  Albulena Haxhiu tha se për mbledhjen do të njoftojnë nëpërmes një komunikate për media lidhur me  se çka është biseduar.

E pyetur nëse sot do të ketë ndonjë takim me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Haxhiu nuk beson se një takim i tillë do të ndodhë.

Ndryshe VV ka dal e para në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ende nuk kanë arritur një pajtueshmëri me LDK-në për formimin e koalicionit qeveritar.

LDK insiston edhe në pozitën e presidentit gjë që po refuzohet nga Vetëvendosje.

Nesër për orën 15:00 është caktuar seanca konstituive ku pikë e rendit të ditës përveç betimit të deputetëve do të jetë edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.

Sipas Kushtetutës partisë fituese i takon që ta propozojë emrin për kryetar të Kuvendit të Kosovës./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA