Rey Manaj lëviz sërish, shumë pranë firma me Barcelonën B

25/12/2019 12:42

Rey Manaj u cilësua si një ndër talentet më të mëdha të futbollit botëror përpara disa sezoneve, duke bërë dhe hapin e madh në karrierën e tij kur u transferua tek skuadra e Interit në verën e vitit 2015-të .

Aventura zikaltër nisi në mënyrën më të mirë për të, në krye të pankinës zikaltër qëndronte Roberto Mancini, i cili besonte tek djaloshi dhe e aktivizoi në disa ndeshje,sulmuesi ja shpërbleu besimin me paraqitje pozitive, madje duke shënuar edhe gola. Shkëlqimi i tij duke ardhur dhe duke shuar, me largimin e Mancinit nga drejtimi i zikaltërve, tekniku i sapoardhur në atë kohë Spalleti, nuk e kishte me sy të mirë shqiptarin dhe për këtë arsye e largoi në huazim.

Duke luajtur i huazuar disa sezone midis Italisë dhe Spanjës verën që lamë pas ai u transferuar me titull përfundimtar tek Albacete, ekip i cili militon në ligën e dytë spanjolle. Edhe në ekipin spanjoll gjërat nuk po shkojnë në mënyrën më të mirë të mundshme për të. Ai është konfliktuar shpesh me trajnerin Ramis i cili për shkak të sjelljes së tij e ka dërguar sulmuesin disa herë në tribunë. Zhvillimet e fundit i kanë rritur shumë kënaqësitë e 22 vjeçarit në klub dhe ka kërkuar largimin në merkaton e janarit. Së fundmi në skenë për të ka dalë ekipi i Barcelona B, e cila është pjesë e ligës së 3-të spanjolle. Nëse do të transferohej në ekipin e dytë të Barcelonës do të ishte një hap pas në karrierën e tij futbolistike, por ekziston një mundësi e artë për të.

Nëse në radhët e Barcelona B, Rey mund të shënojë shumë gola dhe do të mund të ndihmoj ekipin për ta ngjitur në ligën e dytë, nuk mund të hidhet poshtë mundësia që 22 vjeçari të marrë një ftesë nga ekipi i parë i Barcelonas. Ftesë që do të ishte dhe ëndrra më e madhe e tij. Kujtojmë që në këtë sezon sulmuesi i kombëtares shqiptare është aktivizuar në 9-të takime duke realizuar edhe 2 gola për Albacete-n.

Top Channel