Për herë të parë në 200 vite, katedralja Notre Dame nuk mban meshën e Krishtlindjes

25/12/2019 11:52

Nuk ndodhte prej dy shekujsh që katedralja e Notre Damit të mos mbante një meshë Krishtlindjeje.

Kjo, ishte hera e parë që nga viti 1803, që mesha e mesnatës u mbajt në një kishë tjetër, atë të Saint-Germain l’Auxerrois.

“Është me të vërtetë simbolike. Është shumë shumë e rëndësishme. Ky ka qenë një vit i vështirë. Para se të vija këtu isha në Notre Dame. Ishte e trishtueshme…”, shprehet një grua.

“Unë përpiqem të vij në Paris për Krishtlindje çdo vit dhe si një katolik, është shumë e rëndësishme për mua. Vitin e shkuar erdha më 24 dhjetor, në Notre Dame. Këtë vit është ndryshe. Po më thyhet zemra”, tregon një burrë.

 

Zyrtarët francezë konfirmuan të shtunën e kaluar se katedralja e Parisit nuk do të mbante meshën e Krishtlindjeve për të parën herë që nga 1803 ndërkohë që vazhdojnë punimet për riparimin dhe rindërtimin e monumentit të famshëm francez, tetë muaj pas zjarrit shkatërrimtar. Mesha ndërkohë u mbajt në një kishë të afërt. Notre Dami, në brigjet e Senës, është pjesë e trashëgimisë botërore e mbrojtur nga UNESCO. Më 15 prill, katedralja u shkrumbua duke humbur spiralen e saj, çatinë dhe shumë artefakte të vyera.

 

Top Channel