Lukaku nuk ka të ndalur, Krishtlindja nuk është pushim për të

25/12/2019 17:28

Romelu Lukaku është një ndër lojtarët më në formë për momentin tek Interi ku me 12 golat dhe një asist në 17 ndeshje ka ndihmuar Interin që ta mbyllë në vendin e parë në Serie A vitin 2019.

Ndonëse është me pikë të barabarta me Juventusin, 42, zikaltërit pas shumë vitesh kanë filluar që të shpresojnë se ekipi i tyre mund të rivalizojë për titull me Juven.

Belgu u kritikua shumë në momentin që erdhi për shkak të kileve të tij dhe u quajt shpesh si mbi peshë.

Ai duket se ka vendosur që të djegë disa kalori edhe ditën e Krishtlindjes edhe pse e kanë pushim.

Video është postuan nga Big Rom në “Facebook”.

Top Channel