Afërsisht prej një muaji jetojnë në çadër, pavarësisht kësaj tërmeti i 26 nëntorit nuk i ndali besimtarët katolikë të festojnë datën e lindjes së Krishtit.

Me një drekë modeste, familja Kranja së bashku me grupin e xhirimit të Top Channel-it festuan së bashku 25 dhjetorin e shpresës.

GAZETARJA: Jeton njeri në këtë pallat?

S.KRANJA: Jo sepse pallati ka dal i pabanueshëm dhe njerëzit kanë frikë të rrinë aty.

A.KRANJA: Një Zot i madh e di se si kemi shpëtuar.

GAZETARJA: Duke qenë se ju përmendët  Zotin, pak më parë më treguat se keni jetuar në Greqi dhe i keni festuar Krishtlindjet çdo vit. Si i keni festuar Krishtlindjet atje?

A.KRANJA:  Aq bukur, aq mirë sa s’kam më.

GAZETARJA: Më bëj pak dallimin e këtyre Krishtlindjeve me ato të kaluarat?

A.KRANJA:   Asnjëherë si kam festuar si këto. Unë po rri në çadër, shiu bie dhe unë po rri brenda.

GAZETARJA: Zonja Atika shkojmë shtrojmë drekën?

A.KRANJA:   Me ato që ka nëna do ta shtrojmë, ndërsa në Greqi do të bëja gjitha të mirat. Do piqja qengjin, në darkë do të shkonim në Kishë, ndërsa dreka do të hahej me familjen në vendin më të bukur.

GAZETARJA:  Që nga data 26 nëntor ju qëndroni këtu, është ftohtë natën?

A.KRANJA:   Nata dhe mëngjesi është i ftohtë. Këtë qiri po e ndez për shpirtin e atyre që humbën jetën nga ky tërmet.

S.KRANJA: Unë po e ndez për shpresën.

 

Top Channel