“Boxing day” – Kur futbolli ndërthuret me traditën

25/12/2019 15:45

Ndërsa të gjitha kampionatet elitare po shijojnë pushimet e festave të fundvitit, në futbollin anglez ndodh e kundërta, në fakt java e Krishtlindjes konsiderohet si ajo me romantikja e vitit në Premier League.

E quajtur ndryshe si ‘Boxing Day’ në këto ditë, klubet angleze zbresin në fushën e lojës për të vijuar normalisht këtë kampionat. E famshmja ‘Boxing Day’ është gjithnjë në 26 dhjetor, dita e Shën Stefanit, një ditë e famshme që më shumë po shkon drejt konsumizmit sesa respektimit të traditës. Por java e 19 e Premier Leagues nuk do të luhet e gjitha në 26 dhjetor, 1 ditë më pas, në 27 dhjetor është rezervuar sfida mes Wolverhampton dhe Manchester City.

‘Boxing Day’ është një nga ditët më të shënuara në Britaninë e Madhe dhe vendeve që i përkasin historikisht Britanisë. Është një ditë feste sociale, por edhe një traditë e rëndësishme futbollistike që shoqëria britanike i kushton një vëmendje të veçantë. Për këtë arsye është ndoshta momenti për të kujtuar se cila është ‘Boxing Day’ me më shumë gola në futbollin britanik. Është ai i vitit 1963. Në 26 dhjetorin e atij viti u zhvilluan 10 ndeshje ku u shënuan plot 66 gola me një mesatare prej 6.6 golash për ndeshje, shifra këto të jashtëzakonshme dhe që janë gdhendur me shkronja të arta në historinë e futbollit britanik.

E konfirmojnë këtë edhe statistikat e Boxing Day vitit të kaluar, kur në 9 ndeshjet e zhvilluara u shënuan 32 gola me një mesatare prej 3.5 golash për ndeshje, shifra këto që nuk janë aspak keq, por që janë larg rekordit historik

Top Channel