Barça, Reali dhe Juve, 3 skuadrat që paguajnë më shumë!

25/12/2019 12:59

Barcelona, Real Madrid dhe Juventus janë tre klubet më të pasura në botë madje më të pasura edhe se skuadrat e NBA, kjo përsa i përket mesatares së pagave vjetore.

Duke iu referuar asaj që raporton sajti i specializuar Sporting Intelligence, paga mesatare vjetore e një futbollisti të Barcelonës kap shifrën e 11,54 milionë eurove, kjo për vetë faktin pasi lojtarë si Messi, Suarez, Griezmann, Pique e Busquets kanë paga shumë të larta.

Në vendin e dytë me 10,4 milionë euro në këtë klasifikim special qëndron Reali i Madridit, ndërsa podiumi kompletohet me Juventusin me 9,47 milionë euro kjo falë efektit Ronaldo, pasi vitin e kaluar bardhezinjtë pozicionoheshin në vendin e 9-të.

Pas 3 gjigandëve të futbollit europian, pozicionohen plot 7 skuadra të NBA, duke filluar nga Portland Trail Blazzer për të vazhduar me Golden State Warriors, Orlando Magic etj.

Për të gjetur një tjetër skuadër futbolli duhet zbritur në vendin e 12-të, aty ku gjendet Paris Saint Germain me pagë mesatare 8,37 milionë euro i ndjekur nga Manchester City me 8,18 milionë euro.

Top Channel