“Ne po e bëjmë këtë sepse është pasion. Është vëllazëri”, thotë Daniel Knox.

Ai është një prej mijëra australianëve që kanë hequr dorë nga përditshmëria për të luftuar krizën me zjarre në Australi. Për javë të tëra, 22-veçari ka qenë me telefon në dorë, për të shkuar kudo që i është kërkuar. Ai është pjesë e Shërbimit të Zjarrit të Uellsit të Ri Jugor, që e cilëson veten si “organizata më e madhe në botë e zjarrfikësve vullnetarë”.

Të 70,000 anëtarët e saj janë të trajnuar dhe përveç disa zyrtarëve të lartë, tjerët nuk paguhen. Knox i është bashkuar brigadës së tij lokale në jug të Sidnejt pesë vjet më parë, kur ka qenë 17-vjeçar. Nga muaji shtator, rreth 3,000 zjarrfikës kanë qenë jashtë Uellsit të Ri Jugor duke luftuar flakët; 9 prej tyre humbën jetën. Rreth 90 për qind e këtyre personave janë vullnetarë që nuk paguhen. Zjarret masive pyjore kanë shkrumbuar gjatë këtyre katër muajve më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi. Tymi është kthyer gjithashtu në problem sepse ka ndikuar në cilësinë e ajrit për muaj të tërë duke shtuar zemërimin publik dhe presionin mbi qeverinë që të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet e klimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA