Policia jep detaje për kërcënimin që iu bë Shpend Ahmetit

24/12/2019 12:11

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me kanosjen që i është bërë kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur ditën e hënë rreth orës 11:15.“Rr.’UÇK-së’, Prishtinë 23.12.2019-11:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka hyrë në objekt dhe duke e ofenduar verbalisht ka kërkuar takim me Kryetarin e Komunës. Dyshohet se një ditë më parë përmes mesazhit telefonik kishte kanosur të njëjtin. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, transmeton Telegrafi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA