Duke filluar nga 5 janari i vitit 2020, në ekranin e Top Channel starton seriali i famshëm “Peaky Blinders”.
“Peaky Blinders” është drama kriminale që tregon historinë e një familjeje mafioze përgjatë luftërave botërore, e cila është kthyer në një hit të padiskutueshëm.
Seriali ka shkaktuar një ‘boom’ shikueshmërie në mbarë botën dhe së shpejti ai do të vijë edhe në vendin tonë, nëpërmjet ekranit të Top Channel.
Pjesë e kastit janë yjet si Cillian Murphy, Helen McCrory, Paul Anderson, Sophie Rundle, Finn Cole, Tom Hardy, Natasha O’Keeffe, Kate Phillips e shumë të tjerë.
Gjithashtu “Peaky Blinders” ka marrë deri tani edhe katër çmime si “British Academy Television Craft Aëard” për “Best Director – Fiction”, “British Academy Television Craft Aëard” për “Best Photography And Lighting”, “British Academy Television Aëard” për “Best Drama Series” dhe “National Television Aëard” për “Most Popular Drama”.
Nga ana tjetër, Steven Knight është shprehur më herët se do të duhen shtatë sezone në total që të përfundojë të gjithë tregimin. Me këtë super serial, Top Channel pritet të kapë majat e audiencës që në nisje të Vitit të Ri, 2020.
Në sezonin e tij të parë do të ndiqni:
Pas Luftës së Madhe në 1919, ushtarët e kthyer dhe bandat kriminale po luftojnë që të mbijetojnë në një komb të tronditur nga trazirat ekonomike.
Një nga bandat më të fuqishme të kohës është pikërisht “Peaky Blinders”, e udhëhequr nga Thomas Shelby dhe familja e tij. Por duket se Thomas ka ambicie më të mëdha. Ai arrin që të përvetësojë një dërgesë arme nga fabrika lokale e armëve dhe ta përdorë në avantazhin e tij.
Halla e tij, Polly nuk pajtohet me të dhe i kërkon që t’i kthejë armët, por Thomas mendon që nuk është gjëja e duhur. Nga ana tjetër është inspektori, Chester Campbell, i cili është gjithnjë në përpjeke për të hequr Britaninë nga krimi.
Top Channel