Mbretëresha Elisabeta do ta përdorë mesazhin e të Krishtlindjes për të pranuar se 2019-ta nuk ka qenë “një vit i lehtë”.

Rruga nuk është kurrë “e qetë”, pritet të thotë monarkja, por “hapat e vegjël” mund të shërojnë ndasitë. Mesazhi i saj vjen  pas një viti të nxehtë debatesh intensive politike mbi Brexit, si dhe një sërë ngjarjesh personale që prekin Familjen Mbretërore.

Bashkëshorti i Elisabetës, duka 98-vjeçar i Edinburghut doli nga spitali pas katër ditësh trajtimi për probleme “para-ekzistuese”. Në janar, duka u përfshi në një aksident automobilistik ndërsa po ngiste makinën Sandringhamit, në Norfolk. Ai vetë shpëtoi pa asnjë gërvishje, por dy gra kërkuan trajtim spitalor. Goditjen e fortë familjes mbretërore I dha skandali I princity Andreë dhe lidhjet e tij me Jeffrey Epstein.

Kjo e detyroi Andrew, që është dukë i Jorkut, të tërhiqej nga jeta publike. Një situatë që nuk kishte sesi të mos reflektohej në fjalën e mbretëreshës, duke e zbehur entuziazmin e saj. Kryetarja e shtetit, që është publikisht neutral për çështje politike, do ta përdorë gjithashtu këtë mesazh për të evidentuar 75 vjetorin e zbarkimit në Normandi, duke theksuar sesi ish “armiqtë e betuar” u bënë bashkë në ceremonitë përkujtimore që shënuan këtë moment kyç në histori.

Top Channel