Johnson: Gabuam me Rusinë/ Nuk beson se është e mundshme të riparohen marrëdhëniet

24/12/2019 12:14

Kryeministri britanik, Boris Johson ka thënë se “ka gabuar” për Rusinë dhe se nuk beson më se është e mundur të rikrijohen marrëdhëniet me Moskën, pasi mes dy vendeve ka dallime të thella në qëndrime.

“E kam ndërruar vërtet mendjen në lidhje me rikrijimin e marrëdhënieve me Rusinë. Mendova ashtu si dhe shumë sekretarë të Jashtëm dhe kryeministra në të shkuarën se mund t’i nisnim nga fillimi me Rusinë. Se ishte shteti fantastik me të cilin luftuam fashizmin. Por e kisha gabim, dhe për këtë jam shumë i zhgënjyer”, tha Johnson për revistën British Spectator.

Këto komente vijnë pasi kryeministri britanik deklaroi në 21 dhjetor, gjatë një vizite në Estoni, se shpreson që do të përmirësohen marrëdhëniet me Rusinë, ndonëse insistoi se ka “probleme të tmerrshme” që i ndajnë të dy vendet.

Johnson i ka bërë këto deklarata teksa vizitonte 850 ushtarë britanikë që shërbejnë në shtetin baltik për të luftuar atë që perëndimi e sheh si agresion të Rusisë, pas aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjes së separatistëve në lindje të këtij shteti. Që nga vitit 2014, ky konflikt u ka marrë jetën më shumë se 13,000 personave.

Top Channel