Fiorentina ka zgjedhur Giuseppe Iachinin si pasues të Vincenzo Montellas. Mungon ende firma mbi kontratë por akordi është arritur. Bëhet fjalë për një marrëveshje që do të zgjasë 18-muaj.

Iachini i cili njihet si një trajner që bën mirë me skuadrat që janë në vështirësi ka fituar konkurencën e Laurent Blanc, ndërsa dy kandidatë të tjerë për stolin e skuadrës vjollcë kanë qenë edhe Spalletti e Di Biaggio.

Beppe Iachini do të nisë punën në datën 29 dhjetor kur Fiorentina do t’u rikthehet seancave stërvitore.

Presidenti Commisso ka vendosur të zgjedhë Iachinin si pasues të Montellas edhe për vetë faktin se ai është specialist për të siguruar mbijetesën pasi duke parë situatën në renditje objektivi i Fiorentinës në këtë kampionat është qëndrimi mes më të mirëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA