Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës veprimet e Policisë së Lushnjes, e cila nuk pranoi që t’i merrte denoncimin një qytetari.

Për rreth 1 orë, oficerët dhe agjentët e policisë “injoruan” qytetarin, duke e lënë të priste pas dere. Me zë dhe figurë, punonjësit e policisë “kërcënuan” qytetarin, duke i thënë se “nuk të marrim denoncimin”. U desh ndërhyrja e gazetarëve të Fiks Fare dhe avokates që policia t’i merrte deponimet.

Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua Foto Papa, i cili donte të denonconte veprimet e një fqinji që ishte duke kryer punime të jashtëligjshme. Madje, këto punime i cenonin edhe pronën, një e drejtë e mbrojtur nga Kushtetuta. Papa tha se dy muaj më parë kishte shkuar në polici dhe prokurori për të denoncuar fqinjin për disa punime të jashtëligjshme, që i preknin edhe banesën e tij. Kjo ngjarje u referua në prokurori nga policia, madje është regjistruar edhe një procedim penal. Prokuroria ka vendosur që punimet të ndërpriten, deri në një vendimmarrje të grupit hetimor. Krahas punimeve, qytetari e denoncoi fqinjin edhe për rrahje, pasi Papa i kërkoi atij që të mos i cenonte pronën.

Megjithëse kaluan dy muaj, Papa nuk ka dëshmuar në polici dhe prokurori. Në këtë kohë, duke parë që çështja ishte “në gjumë”, fqinji filloi sërish punimet. Sërish, punimet i cenonin pronën Papës, i cili iu drejtua përsëri Policisë së Lushnjes, për të denoncuar këto probleme. Edhe pse qytetari insistonte të kryente denoncimin për më shumë se një orë, ai hasë në rezistencën e policisë të cilët nuk i merrnin kallëzimin. Në këto kushte ai ka kërkuar ndihmën e gazetarëve të ” Fiks Fare” dhe avokates së tij, për të bërë denoncimin gjë të cilën ja garaton ligji, por që nuk zbatohej nga uniformat blu të Lushnjes. Gjatë bisedës polici i informacionit i drejtohet qytetarit që nuk ia merr denoncimin pasi është në dijëni të ankesës së qytetarit. Madje ai shprehet se “ti edhe mund të vrasësh, dorën nuk ta mbajë unë, ose edhe unë mund të vras dorën nuk ma mban ti. Por denoncimin unë nuk ta marrë “.

Pas pak minutash në komisariatin e Policisë së Lushnjes ka ardhur edhe avokatja e qytetarit e cila sapo ka hyrë në polici, ka debatuar me punonjësit e policisë duke ju kërkuar të merrnin denoncimin dhe të zbaronin ligjin. Sipas saj është detyrë e policinë të merrte denoncimin. Avokatja ka vijuar ” se kishte ardhur me një grup gazetarësh për të ditur arsyen se pse nuk i merrnin denoncimin qytetarit”. Pas këtij momenti ka ndryshuar edhe sjellja e policisë, ku në zyrën e informacionit ka ardhur shefi i rendit, duke u përpjekur të zbusë situatën, teksa është shprehur se qytetari kishte bërë denoncimin më parë dhe se se ky denoncim kishte vajtur në prokurori nëse qytetari kishte të tjera materiale shtesë t’i paraqiste. Ndërsa avokatja ka këmbëngulur se denoncimi nuk është kompetencë e policisë të klasifikojë veprat penale , por e prokurorisë. Avokatja i ka kujtuar drejtuesit të policisë se po shkelte ligjin dhe pasi dhe në kohën që po debatonin po vazhdonin punimet pa leje në banesën e denoncuesit.

Pikërisht për këtë arsye avokatja këmbëngul që klientit të saj t’i merret denoncimi e të dërgohet në prokurori. Pas këmbënguljes së saj, shefi i rendit ka pranuar të merret denoncimi duke urdhëruar vartësit ët tij që t’i merrnin denoncimin qytetarit, për tu nisur më pas në prokurori.

Bisedat mes qytetarit, gazetarëve, avokates me Policinë e Lushnjes

Qytetari shkon në komisariatin e policisë Lushnje për të bërë denoncimin

Polici – Bashkë jeni?
Fiksi – Po
Polici – Për këtë zotërinë, kemi sallën të bëj kallëzimin.
Fiksi – Të lutem më fal zotërinë nëse është problem vetëm na thoni nuk e marrë
Polici – Çfarë problemi ke?
Fiksi – Kam problem se ti nuk i merr denoncimin. Nëse nuk e zgjidh komisariati më thuaj kaq
Polici – Unë nuk ta marrë
Fiksi – Nuk e zgjidhë dot?
Polici – Unë e kam marrë katër herë sallën për atë zotërinë, sa për dijeni e kam marrë katër herë
Fiksi – Edhe salla thotë jo, nuk marrë denoncim?
Polici – Ore ti zotni unë e kam marrë katër herë sallën, ky problem dihet. Është problem kaq di unë. Ti edhe mundet të vrasësh nuk mundet ta mbaj dorën unë.
Fiksi – Ky po të vjen parandalon një konflikt
Polici – Atë punë vazhdo bëje
Fiksi – Zotëri je përfaqësues i shtetit mos më thua bëje. Më thua ti përfaqësues me uniformë bëje?!
Polici – Po unë dorën nuk ta mbaj ty as ti dorën mua për të vra.
Fiksi – Ti si komisariat do ta marrësh se s’bën denoncimin e ke me ligj
Polici – Unë nuk i marrë denoncim zotërisë, unë jo si person. Sallën operative unë e kam marrë katër herë sa për dijeni

Pas ndërhyrjes së avokates, policia merr denoncimin
Avokatja – Unë të thashë do të vij me skuadër gazetarësh
Shefi i rendit – Hajde të sqaroj
Avokatja – Jo më sqaro këtu, ti i ke thënë zotërisë se çështja është në prokurori
Shefi i rendit – Po
Avokatja – Ky nuk po të vjen për të njëjtën çështje. Ky po vjen sot të thotë ty që në denoncimin që ka qenë atëherë, ky ka bërë denoncim për cenim prone dhe e dyta si dhunues edhe e ka goditur fizikisht.Tani po vjen të thotë ty se megjithëse çështja është në prokurori.Më sqaro këtu, ti i ke thënë zotërisë që çështja është në prokurori.
Shefi i rendit – Po
Avokatja – Ky zotëria po i bëhen punimet tek shtëpia e tij
Shefi i rendit – Po
Avokatja – Për këtë ka ardhur sot këtu, ti si polici nuk e ndan dot është për ty a është për prokurorin. Ti ke për detyrë të marrësh denoncimin e qytetarit sipas ligjit dhe ta përcjellësh brenda 72 orësh në prokurori.
Shefi i rendit – Unë jam punonjës i shtetit dhe po të sqaroj
Avokatja – Po, pra
Shefi i rendit – Unë mora takim me atë zotërinë dhe e mora në zyrë. I thashë çfarë problemi ke? Më tha kam në lidhje me filanin me shtëpinë, më tha ai po bën punime
Avokatja – Po, po
Shefi i rendit – Për sa i përket cenimit të pronës të zotërisë tuaj
Avokatja – Po, po
Shefi i rendit – Që ka zënë qytetari, materialet kanë kaluar në prokurori. Ke materiale shtesë për t’ja shtuar. Të vij të më thotë të vij të ma thotë ai.
Avokatja – Po, po. Po pikërisht, pikërisht këtu e bën gabimin ti , ti nuk je që e ndan janë materiale shtesë apo jo. Ti vetëm përcjell kallëzimin në prokurori.
Shefi i rendit – Njofto inspektorin e krimeve t’i marrë kallëzimin
Avokatja – Ti a e ke parë si polici që ai zotëria që vazhdon e bën punime atje.
Shefi i rendit – Vetë personalisht unë nuk kam… Hajde zotëri të më japësh kallëzimin
Avokatja – Merri denoncimin tani
Shefi i rendit – Detyrimisht tani, hajde zotëri, hajde brenda!a

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA