Dallgë deri në 8 ballë, shkaktohen probleme në portin e Radhimës
24/12/2019 09:02
Deti me dallgë të larta që shkojnë deri në 8 ballë ka bërë dëme në portin e peshkimit në Radhimë të Vlorës.
Dallgët kanë hyrë në portin e peshkimit duke dëmtuar anije tip peshkarexha, të cilat kanë qënë të ankoruara, si dhe një mjet tip gomone që ishte e ankoruar dhe tani ka humbur në det.
Prej disa ditësh, situata në Vlorë ka qenë problematike për shkak të motit të keq.
Top Channel