S’kishte ndodhur që prej vitit 2003, nata e çmendur e Champions-it fut në histori skuadrën e PSG-së 10/09 01:19
Amir Rrahmani është gjithnjë e më pranë transferimit te Napoli, derisa mbrojtësi prishtinas pritet të kalojë te napolitanët në qershorin e vitit 2020.
Futbollisti i Hellas Veronas ka ngjallur interesimin e Napolit së fundmi, ashtu si edhe bashkëlojtari i tij, Sofyane Amrabat.
Dëshira e kapitenit të Kosovës është fanella e Napolit, pavarësisht interesimit të Atalantës dhe disa klubeve të Bundesligës.
Hellas Verona pritet ta pranojë shitjen e Rrahmanit për shumën e 12 milionë eurosh.
Ndryshe, ish-futbollisti i Drenicës dhe Partizanit ka qenë titullar i padiskutueshëm këtë edicion me Hellas Veronan.
Top Channel