Pak djallëzi në çdo shenjë horoskopi, mësoni anën e errët të shenjës suaj

23/12/2019 12:31

Që Luani është krenar, Gaforrja e ndjeshme dhe Demi posesiv është shkruar në yje. Ndërsa këtu është shkruar ana e errët e çdo shenje horoskopi, referuar astrologes britanike Stella Hyde.

Ajo shpjegon që shenjat e horoskopit kanë dhe anët negative të tyre. Për shembull a e dinit që mëkati i preferuar i Demit është lakmia dhe se janë lindur për të qenë manjatë të pasurive të patundshme.

Apo se mëkati i preferuar i peshqve është zilia dhe se janë të lindur për tu bërë lider në çdo fushë të jetës. Mësoni anën e errët të shenjës suaj.

FOTO GALERI
6/12
Virgjëresha Shumë gjykuese! Mund të mos e japë veten por një Virgjëreshë po të mat nga këmbët tek koka. Një Virgjëreshë ka standarde të larta, tepër të larta edhe për veten e vet. Edhe pse shpesh janë të sjellshëm dhe kanë një sjellje të përsosur në shoqëri, por kjo përsosmëri bie poshtë me gjykimin e tyre gjatë gjithë kohës. Pesimistë dhe të kapur shumë pas detajeve në çdo gjë që ndodh rreth tyre. Kanë një bindje absolute që nuk e kanë kurrë gabim, madje edhe kur e kuptojnë që janë gabim, vështirë se e pranojnë. Mëkati i preferuar është kotësia.

Top Channel