Prokuroria, Gjykata dhe madje dhe vetë të akuzuarit ndodh që mund të jenë në një mendje.

Dhe as më pak dhe as më shumë por kjo kuptohet të ketë ndodhur në gjyqin ndaj Emiliano Shullazit dhe katër të akuzuarve me të.

Në gjyqin e parë të zhvilluar në Gjykatën e posaçme të Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, avokati mbrojtës Vladimir Mece ka konstatuar se vetëm njëri nga gjyqtarët ka statusin e gjyqtarit të posaçëm në këtë gjykim. Me këtë status është vetëm relatorja Albana Boksi, ndërkohë që dy të tjerët që janë të caktuar nga rrethet Artur Kalaja dhe Etleva Temo janë të deleguar nga apelet e rretheve dhe për këtë shkak mbrojtja konstaton një situatë paligjshmërie.

Për herë të parë me avokatët kanë rënë dakord edhe prokurorët e SPAK, Eneid Nakuci dhe Altin Dumani, ndërkohë që pas këtij konstatimi gjykata e posaçme vendosi ti dërgojë shkresë këshillit të lartë gjyqësor. Por Gjykata e Posaçme e Apelit ka vetëm gjashtë gjyqtarë që janë Saida Dollani, Dhimitër Lara, Albana Boksi, Nertina Kosova , Sokol Binaj dhe Nure Dreni që të gjithë të ezuruar gjatë gjykimit dhe pikërisht për këtë shkak është kërkuar edhe ndihmë nga gjykatat e rretheve.

Nuk dihet se si do ta zgjidhe Këshilli i lartë gjyqësor këtë ngërç, që duket se është testi i parë i institucioneve të reja. Provimi tjetër i takon SPAK tek i cili kanë kaluar mëse 160 procedime dhe 250 hetime pasurore.

Gjykata e Posaçme vazhdon të shpalle mos kopmetencën dhe të çojë në rrethe dosjet.

Gjyqtarë të posaçëm të apelit

1. Saida Dollani
2. Dhimitër Lara
3. Albana Boksi
4. Nertina Kosova
5. Sokol Binaj
6. Nure Dreni e përkohshme

Top Channel