Natalia Eskudero, një gazetare për RTVe, festoi në televizor teksa zbuloi se lotaria që po prezantonte i kishte dhënë një pjesë edhe asaj.

Hedhja e një prej lotarive më të mëdha në botë u mbajt më 22 Dhjetor, dhe gazetarja fitoi 5 mijë euro.

Lotaria spanjolle, “El Gordo”, është shumë popullore në vend dhe çmimi i madh ka arritur deri në 1 miliardë euro.

Ata kanë një sistem që bën që një kioskë e vetme të dalë me shumë bileta fituese. Kjo krijoi një situatë të pazakontë në vitin 2011, kur 250 banorët e një fshati fituan të gjithë lotarinë, me nga 100 mijë euro për biletë, përveç njërit, i cili ishte i ardhur aty dhe nuk ishte familjar me këtë traditë spanjolle.

FOTO GALERI
4/6
Nga 70 familjet që kishte fshatin në total, 69 fituan lotarinë e madhe të Krishtlindjeve, e cila atë vit (2011) shkoi në 720 milionë euro dhe pati plot 1800 fitues. Të gjithë në fshat kishin nga një pjesë të çmimit të madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA