Evropianët që kërkojnë krishtlindje të bardha do të zhgënjehen ndërsa ajri i ngrohtë si jo normalisht dhe i lagësht, do të shoqërojnë sezonin festiv.

Një valë ajri të ngrohtë i sjellë nga stuhia Elsa ishte mbledhur mbi atlantik, ndërsa stuhia “Fabian” e përhapi atë më tej mbi Mesdhe dhe Afrikën Veriore.

Temperaturat do të shënojnë 16 gradë celcius në Palermo të Sicilisë ditën e Krishtlindjes, por akoma më e pazakontë do të jetë situata në shën pjetërburgun zakonisht të ngrirë ku temperaturat do të jenë sipas BBC rreth 5 gradë celcius.

Historikisht, Shën Pjetërburgu është i ftohte gjatë dimrit dhe lumi i tij Neva ngrin. Ndërkohë, Zvicra ka regjistruar temperaturën më të lartë të saj për dhjetorin, 20.5 gradë celcius, javën e kaluar dhe nuk ka gjasa të ketë borë atje për Krishtlindje. Në Gjenevë, parashikimi është për temperatura prej 10 gradësh celcius dhe shi.

Për ekspertët, në të ardhmen, do të ketë krishtlindje gjithnjë e më të nxehta dhe kjo në plan afatgjatë. Sigurisht që do të ketë borë në lartësi dhe në male, si alpet, por jo në ultësira. Pra nuk do të ketë Krishtlindje të bardha. Sidoqoftë, të apasionuarit pas skive do të kenë atë që ëndërrojnë në alpe për shkak të sasisë së konsiderueshme të borës që ka rënë tashmë. Edhe pse temperaturat do të mbeten të ngrohta në shumë vende, shumë të tjera do të jenë nën pushtetin e reve dhe shiut. Pra ajo që thonë ekspertët është se evropianët do të përballen me krishtlindje gri.

Top Channel