Falë edhe pritjeve të Etrit Berishës, Spal u rikthye te fitorja në Serie A, pas 2 muajsh e gjysmë pasi mposhti 2-1 Torinon brenda në stadiumin Olimpik të Torinos.

Një sukses me përmbysje që largoi Spalin nga vendi i fundit dhe zbriti aty Genoan. Goli i shpejtë i Rincon për “Granatat” u përmbys nga finalizimet e Streffezas dhe Petagnas që i dhanë tre pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë skuadrës nga Ferrara.

Paraqitje pozitive e Etrit Berishës që në pjesën e parë kur rezultati ishte 1-0 në favor të Torinos mbajti në lojë skuadrën e tij me 3 pritje të shkëlqyera

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA