Vidal i shkel syrin Interit, negocion me Barcelonën për t’u transferuar në Milano

21/12/2019 12:35

Vidal-Inter, një “dashuri” që është e destinuar për tu mos finalizuar. Interi është në kërkim prej kohësh të një mesfushori dhe kiliani është në krye të dëshirës së teknikut Antonio Conte. Italiani e ka stërvitur dhe në të kaluarën mesfushorin dhe shikon tek ai njeriun e duhur për ti besuar çelësat e mesfushës, një repart në ekipin zikaltër që ka hasur shumë probleme.

Interi ka tentuar të bindë Barcelonën me një ofertë huazimi me opsion blerjeje, hipotezë kjo që është hedhur poshtë nga drejtuesit katalanas, pasi dëshirojnë që ta shesin lojtarin me titull definitiv për shifrën e 20 milionë eurove. Interi nuk është e gatshme të paguaj këtë shifër, duke parë dhe moshën e Vidal 32 vjeçare, konsiderohet si një çmim shumë i lartë.

Por mediat italiane shikojnë “dritë në fund të tunelit”. Ditën e sotme ata shkruajnë se për të bindur Barcelonën për t’u larguar do të provojë vetë kiliani. 32-vjeçari e kërkon me çdo kusht largimin, madje në mesjavën që lamë pas, ai u largua dhe nga seanca stërvitore e klubit kur mësoi që nuk do të ishte pjesë e “El Clasicos” kundër Real madrid.

32 vjeçari ka bërë 18 paraqitje për Barcelonën këtë sezon në të gjithë kompeticionet duke shënuar 4 gola dhe dhuruar një asist, por shumicën e këtyre ndeshjeve e ka nisur nga pankina. Hera e fundit që Arturo ka nisur ndeshjen si titullar ka qenë përpara dy muajve.

Top Channel