Renis Gjoka ishte një ndër të ftuarit e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN”, tashmë me statusin baba.

Vetëm pak kohë më parë të gjithë u habitëm teksa Renisi përmes një fotoje të postuar në Instagram, bëri publik lajmin se është bërë prind për herë të parë.

Ok, e mësuam se u bë baba! Por a është një baba beqar pasi në media ende nuk është bërë e ditur edhe këngëtari nuk ka dhënë deri më tani një prononcim dhe partneren e tij e ka mbajtur larg syrit të publikut prej 10 vitesh.

I pyetur në “Shiko Kush LUAN” se kur do martohet me vajzën e zemrës, njëkohësisht mamin e vajzës së tij, Renisi ka surprizuar të gjithë duke u shprehur se tashmë është martuar në Bashki, por dasmën do e bëjnë vitin tjetër.

“Jemi martuar në Bashki, ndërsa dasmën do e bëjmë vitin tjetër”, kështu u përgjigj Renisi duke i shpëtuar kovës që kishte mbi kokë në sfidën “Ndaje ose Kovën …”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA