Lionel Messi është shpallur lojtari i muajit nëntor në La Liga.

Ylli argjentinas e ka pranuar edhe zyrtarisht çmimin para ndeshjes me Alavesin që po zhvillohet në kuadër të javës së 18-të në La Liga.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë shkëlqeu në nëntor duke shënuar 4 gola në tri ndeshje, derisa dhuroi edhe një asist.

32-vjeçari e pranoi çmimin nga legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, e që tifozët filluan ta thërrasin emrin e Messit.

Blaugranasit aktualisht janë duke fituar 1-0 me golin e shënuar nga Antoine Griezmann në minutën e 14-të me një asistim të Luis Suarezit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA