Rreth 20 mijë trupa amerikane hynë në Panama për të rrëzuar drejtuesin e vendit e për ta marrë në Majemi që të përballej me akuzat për trafik droge.

Ishte 20 dhjetori i vitit 1989, si sot 30 vite më parë, dhe marrëdhëniet e SHBA-ve me presidentin Noriega ishin përkeqësuar deri në pikën e moskthimit.

Presidenti Xhorxh Bush tha përpara kombit amerikan se kishte urdhëruar forcat ushtarake në Panama që të mbronin jetët e qytetarëve amerikanë dhe që ta sillnin Noriegën para drejtësië.

Njoftimi u bë disa ditë pasi forcat panameze vranë një ushtar amerikan. Në atë kohë, Noriega ishte duke u gjykura në SHBA për trafik droge. Ai akuzohej gjithashtu se kishte manipuluar votat e zgjedhjeve të vitit 1989.

Operacioni “Çështja e Drejtë”, siç u quajt në SHBA, bëri që të futen më shumë se 20 mijë trupa në vend, duke marrë nën kontroll bazat kryesore ushtarake.

FOTO GALERI
1/11
Më shumë se 20 mijë trupa amerikane u dërguan në Panama

Top Channel