Armando Broja vazhdon të shkëlqejë te të rinjtë e Chelseat.

Sulmuesi shqiptar ishte protagonist kryesor në fitoren 4-0 të 18-vjeçarëve të Chelseat ndaj Huddersfield Toën, duke realizuar 3 gola në këtë sfidë të vlefshme për FA Youth Cup.

Kjo ka bërë që tifozët e klubit londinez ta dëshirojnë atë në skuadrën e Frank Lampard, e cila nuk është duke kaluar në një formë të mirë, pasi që në 5 ndeshjet e fundit numëron tri humbje dhe vetëm dy fitore.
Tifozët e klubit londinez në rrjetin social “Tëitter” kanë thurur elozhe për sulmuesin e ri shqiptar duke e kërkuar në skuadrën e parë atë.

“Sjelleni në skuadrën e parë atë”, shkruan njëri nga ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA