Nëna 24 vjeçare hedh beben në koshat e plehrave, pak minuta para se të vinin kamionët e pastrimit ndodh mrekullia

19/12/2019 17:25

Një grua 24-vjeçare është arrestuar pasi një bebe është shpëtuar nga kazanët e plehrave në qytetin e Kalamatës dhe dyshohet se është pikërisht e ëma që e ka hedhur.

Bebja që dyshohet të ishte vetëm disa ditësh është gjetur nga një grua e cila e ka dëgjuar duke qarë në plehra.

Fëmija është shpëtuar vetëm pak minuta para se të vinte makina e plehrave dhe të pastronte kazanët.

Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe kryebashkiaku i Kalamatës i cili u shpreh:

Fëmija ishte me fat pasi mbledhja e mbeturinave atë ditë është vonuar pak. Kamionët jo vetëm i ngarkojnë, por edhe i shtypin mbeturinat.

Top Channel