Një nënë u detyrua ta presë ambulancën për gjashtë orë mbi një trotuar të ftohtë, pasi u rrëzua në rrugë dhe theu këmbën. Më pas vdiq në spital pas një infarkti.

Dona Gilbi, nga Uellsi i Britanisë së Madhe, kishte dalë nga apartamenti dhe ishte rrëzuar, duke thyer këmbën.

Familja e 47-vjeçares u kërkoi mediave britanike që të postojnë foton që i bënë gruas në trotuar teksa priti ambulancën për gati 6 orë, ndërkohë që njerëz të ndryshëm e kishin ndihmuar me mbulesa për ta mbajtur ngrohtë.

Babai i gruas thotë se përgjigjja që kishin marrë nga ambulanca kishte qenë: “Kemi një ngarkesë të madhe tani, por do të dërgojmë dikë sapo të jetë e mundur”.

“Pasi pritëm për një orë dhe nuk erdhi njeri, telefonuam sërish. Këtë herë na thanë se po bënin maksimumin, por nuk e dinin se kur mund ta sillnin një ambulancë”, thotë babai i gruas.

Ai thotë se ambulanca erdhi  pak para orës 2, ndërkohë që gruaja ishte rrëzuar që në 8:30 të mëngjesit. Megjithatë, gruaja pati një infarkt në spital dhe humbi jetën, duke lënë pas një vajzë 11-vjeçare.

 

FOTO GALERI
5/6
Shkallët nga ku u rrëzua

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA