Rikthehet “Cats”/ Filmi u shfaq premierë në New York

18/12/2019 13:55

Taylor Swift, Idris Elba, Jennifer Hudson dhe yje të tjera të Hollivudit, kanë marrë pjesë në premierën botërore të filmit Cats, në Alice Tully Hall, në Nju Jork.

Cats, është një komedi-dramë muzikore, fantazi, e bazuar në skenën e muzikalit me të njëjtin emër të Andrew Lloyd Webber. Filmi, ka si regjisor Tom Hooper, që vjen me muzikalin e tij të dytë pas atij të 2012-ës, të mjerët, dhe në kast, përfshihen James Corden, Judi Dench, Jason Derulo, Idris Elba, Jennifer Hudson, Ian mecKellen, Taylor Sëift, Rebel Uilson si edhe Francesca Hayward.

Ndërsa premiera botërore u mbajt në Nju Jork, Universal Pictures, do ta nxjerrë filmin në kinematë e globit, nga 20 dhjetori.

Top Channel