Mishi i qenit për shumicën e njerëzve mund të konsiderohet si i pangrënshëm, por në Vietnam ngrënia e kësaj kafshe është një traditë. Në tregun “Thit Cho”, shikohen shumë trupa të qenve të vegjël, të cilët janë gati për tu pjekur dhe për tu shërbyer nga tezgat e vogla të vendosura përgjatë tregut.

Josh Edelson nga California, i cili ishte duke zhvilluar një guitë turistike në atë vend, u ndesh me pamjen e paimagjinueshme për të në brendësi të tregut. Qen të pjekur të vendosur njëri me tjetrin, disa prej tyre të cilët i kishin ende dhëmbët e hapura janë pamje që u ndesh më së shumti Josh.

Ai u shpreh se kishte dy ditë që po udhëtonte për të gjetur shitës që ta lejonin që të fotografonte këtë fenomen të çuditshëm sipas tij. “U përpoqa shumë herë që t’i fotografoja teksa ata përgatisnin qentë për pjekje. Pjesa më e madhe e tyre nuk më lejuan të bëja fotografi, sepse ngrënia e qenve është një pjesë e diskutueshme e kulturës së tyre”, u shpreh Josh.

Në një intervistë për mediat e Shteteve të Bashkuara Josh tregon një episod mjaft interesant, ai shprehet se dy ushtarë u afruan ën tezgat që shiteshin qentë por nuk e mbyllën siç ai mendoi. “Dy ushtarë u afruan në tezgat që tregtoheshin qentë. Unë mendova se ushtarët do ti mbyllin këto vende tregtimi por ata bënë krejt të kundërtën, u vendosën në radhë për të marrë mish qeni të përgatitura në formën e qebapëve”, tha Edelson.

Ushqimi i qenve është i ligjshëm në Azinë Juglindore, por disa qeveri kanë në plan që ta ndalojnë konsumimin e këtij mishi deri në vitin 2021. Autoritetet policore në Vietnam shprehen se shumë qen janë duke u vjedhur nga oborret e shtëpive për tu rikthyer më pas në ushqim.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA