Gruaja e parë që kompozon për Operan e Vjenës, austriakia Olga Neuwirth, thotë se shpreson të sfidojë normat tradicionale me një punë që synon të shkundë instritucionin duke lartësuar fluiditetin e gjinive dhe identitetet muzikore.

Në 150 vite ekzistencë, vjenezja Staatsoper, nuk ka prezantuar asnjëherë krijimin e një muzikanteje femër. Dhe ajo nuk është e vetmja. Operat e krijuara nga femrat janë thuajse jo ekzistuese në të gjitha skenat e mëdha lirike.

Por kjo, nuk është e vetmja arsye që e bën prezantimin e Orlandos, biletat për të cilën zhduken me shpejtësi nga kasat, një prej eventeve të sezonit muzikor vjenez; për këtë adaptim të novelës së Virxhinia Uolf, Olga Neuëirth premton një performancë që kapërcen imagjinatën.

Artistja 51 vjecare ka zgjedhur të shkruajë një opera të mbështetur tek një nga punët më të veçanta të novelistes britanike, një biografi imagjinore të një heroi që ndryshon gjininë. Histori e Orlandos, thotë ajo, më shoqëron që nga adoleshenca. Autorja sheh në këtë histori rebelimet e rinisë së saj kundër roleve sociale që i atribuoheshin një femre.

Top Channel